Policia Rrugore kryen kontrolle intensive në të gjitha akset e kryeqytetit gjatë 72 orëve. Si rezultat i kontrolleve rezultoi që 19 automjete ishin parkuar gabim dhe u tërhoqën me mjet ngritës.

“ U vendosën masa administrative për shtetasit që lëvizin me monopatina dhe nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit. Është arrestuar 1 shtetas që lëvizte me automjet, me doza Cannabis me vete. U ndalua një shtetas që lëvizte me automjet, pa rrip sigurimi, i cili nga verifikimet rezultoi me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Gjithashtu janë arrestuar/proceduar 11 drejtues automjetesh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Rrugore apelon sërish për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, me theks të veçantë te mosparkimi i automjeteve në hapësirat e rezervuara për transportin publik ose lëvizjen e biçikletave.

Gjithashtu, apelon për përdorim të rregullt të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve dhe monopatinave, si një detyrim jetik për sigurinë në rrugë.