Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka deklaruar se Uashingtoni nuk do të tolerojë asnjë përpjekje për të kontrolluar ose mbajtur peng rrugët ujore ndërkombëtare, duke iu referuar situatës në Ngushtica e Hormuzit.
Duke komentuar pretendimet e Iranit se ngushtica është e hapur, Rubio tha se një qasje e tillë nuk përbën hapje reale të saj nëse përdorimi i saj varet nga leje apo koordinim me Teheranin. “Ato janë rrugë ujore ndërkombëtare dhe nuk mund të normalizohen në një sistem ku Irani vendos kush kalon dhe sa paguan,” u shpreh ai.
Rubio shtoi gjithashtu se SHBA nuk mund të pranojë një situatë ku një shtet kontrollon aksesin në një korridor të rëndësishëm detar global.
Sipas raportimeve, transporti detar në këtë zonë është ndërprerë që pas përshkallëzimit të tensioneve mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, duke ndikuar në qarkullimin e naftës dhe gazit dhe duke rritur çmimet në tregjet ndërkombëtare.





