Gazetarja Rudina Xhunga është pyetur gjatë emisionit “Tek Unë” në IN TV për “sherrin” virtual mes saj dhe moderatorit Ledion Liço.

Ajo nuk ka dashur të komentojë fjalët e tij ndërkohë që ka theksuar se Liços i ka hyrë vetja në qejf. “Ledionit i ka hyrë vetja në qejf. Megjithatë ka kohë për t’u rritur, është ende i vogël. Unë Ledionin e kam njohur në "Top Channel" kur ishte shumë i vogël, por tani rrugët janë ndarë dhe secili ka jetën e tij,”-përfundon Xhunga. 

Sherri mes tyre ka nisur pas një shkrimi tek portali “Dritare.net” me titull “E premtja pa shikues e Top Channel. Ledioni dështon me “Voice”, ndërkohë që pas saj Ledioni përmes një postimi në rrjete sociale është shprehur se  Rudina ishte përcjellë nga Top Channel për të shkuar në Dritaren e fundit.