TIRANE – KESH duhet të paguajë dëmshpërblimet e përmbytjeve të dhjetorit të vitit 2012, dhe kjo do të ndodhë sapo korporata të ketë mundësi financiare. Kështu ka deklaruar Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, gjatë inspektimit të bërë në zonën e nënshkodrës ku ka parë nga afër investimet e bëra në Berdicë dhe Oblikë për mbrojtjen e tokave bujqësore nga erozioni.

Sipas Rulit, fatura e dëmeve të përmbytjeve është një detyrim që nuk shuhet dhe atë do e paguajë KESH, por sistemi energjetik ka qenë në një situate jo normale për shkak të borxheve që CEZ i ka KESH-it dhe sapo ky të ketë mundësi do e likuidojë faturën e dëmeve të përmbytjeve të dhjetorit 2010. 

Duke folur për investimet bëra ,Ruli ka theksuar se është ndërhyrë në disa zona me rrezikshmëri nga erozioni dhe qeveria shqiptare ka investuar deri tani rreth 10 milion euro në Shkodër ,ndërsa investimet në këtë drejtim do vazhdojnë dhe vitin që vjen. 

Ai ka folur për situatën hidrike në vend ku ka theksuar se liqenet e hidrocentraleve në kaskadën e Drinit akoma nuk janë në kuota maksimale,ndërsa ka shtuar se nga parashikimet do ketë dimër të gjatë e të ftohtë por jo reshje të shumta.