Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit, OSBE, deklaroi se zgjedhjet në SHBA u njollosën nga paqartësitë ligjore dhe përpjekja për të minuar besimin e publikut tek institucionet demokratike.

Në një vlerësim paraprak, Organizata për Siguri dhe Bashkëveprim në Europë tha se votimet në vetvete ishin kompetitive dhe të mirëmenaxhuara pavarësisht sfidave nga koronavirusi.

Por në të thuhej se “fushata u karakterizua nga një polarizim i thellë politik që shpeshherë errësonte debatin politik dhe përfshinte akuza të pabaza për mashtrim”

OSBE ka vlerësuar se akuzat e pabaza të Presidentit Trump natën e zgjedhjeve kanë dëmtuar besimin e publikut në institucionet demokratike.

Në fjalimin e tij natën e zgjedhjeve, Donald Trump e quajti votimin “një mashtrim ndaj publikut amerikan”.

Trump tani dëshiron të ndalojë numërimin në Pensilvani, Wisconsin, Georgia dhe Michigan, duke pretenduar, pa prova, se ka mashtrim të votave.