14 shtator 2015 – Edi Rama u paraqit si artist para një grupi simpatizantësh, gazetarësh e artdashësish në Mynih të Gjermanisë. Në Kampl Gallery janë prezantuar 100 piktura të kryeministrit tonë. Nuk ndodh shpesh të shohësh një kryemnistër shteti që të bëjë art, dhe mbi të gjitha punimet e tij të shfaqen në ekspozitat e vendeve të huaja.

Rama u ka shpjeguar vizitorëve të ekspozitës “se pikturat janë pjesë e tavolinës së tij të punës dhe procesi i krijimit është i pavarur nga procesi i mendimit”. Ai tha se ndërkohë që zhvillon takime apo diskuton për çështje të ndryshme me bashkëpunëtorë, është dora dhe syri që në bashkëveprim harmonik me njëri-tjetrin krijojnë këto vepra artistike.

Por sa kushton një nga këto punime?

Gazeta “Abendzeitung München” shkruan se një prej tyre ka vlerën e 1 500 eurove. Nëse do t'i shesë të gjitha, Rama do të arkëtojë rreth 150 mijë euro.

Ndërkohë, vizita e Ramës për ekspozitën e tij personale të pikturave ka ngjallur debate si në Shqipëri ashtu dhe në Gjermani.

(Më poshtë shkrimi i gazetës 'Abendzeitung Munchen')

/portali DurresLajm/