Sandro Tonali pritet të zyrtarizohet pjesë e Milanit, pasi marrëveshja me Brescian është drejt mbylljes. Kuqezinjtë duan edhe një tjetër mesfushor, pas largimit të Hakan Calhanoglu. Veç Bakayoko, një emër që po lakohet shumë është Marcel Sabitzer. Mesfushori austriak, i cili është pjesë e RB Leipzig, pritet të shitet nga klubi gjerman, pasi i përfundon kontrata më 30 qershor 2022. Sabitzer është paraqitur mirë me Austrinë në EURO 2020, ndërkohë që Leipzig për kartonin e tij kërkon 18 milion euro.
Sabitzer në orbitën e Milanit, RB Leipzig kërkon 18 milion euro
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Trazira në burgun e Diavatos në Selanik, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital
“A je gati të vdesësh?” Burri me maskë kukulle terrorizon banorët e Filadelfias, policia publikon pamjet
Goditën për shkak të detyrës Shefin e Krimeve në Sarandë Mateo Bakalli, lihen në burg bodigardët e klubit të natës
Dita e 81-të e protestës në Tiranë, qytetarët nisin fjalimet e tyre para Kryeministrisë





