Në një kohë kur zërat për trajnerin e ardhshëm të Milanit janë ndezur, Arrigo Sacchi publikisht mban anën e trajnerit aktual të kuqezinjve, i cili do të largohet në fund të sezonit edhe pse ka edhe një vit kontratë.

“Pse të mos e mbajnë Piolin? Unë besoj se përvoja e tij te Milani është e gjitha pozitive. Ai fitoi një titull kampion dhe klubi kishte shpenzuar më pak se kundërshtarët e tij. Në atë sezon ai i mahniti të gjithë dhe argëtonte publikun. Këtë sezon, nëse gjithçka shkon mirë, ata përfundojnë në vendin e dytët në kampionat: do të thotë se vetëm Interi ka bërë më mirë”, tha Sacchi, i cili fitoi gjithçka në karrierën e tij si trajner me “Djallin”.

Duke analizuar ecuri e Milanit këtë sezon Sacchi ngre pyetjen nëse Pioli a i donte të gjithë lojtarët që u afruan në merkato apo u zgjodhën nga drejtuesit?

“Besoj se Pioli meriton respekt për atë që i dha Milanit dhe për mënyrën se si u soll. Konfirmimi i tij nuk do të ishte një pengesë. Ai është një trajner që ka mundur të përmirësohet me kalimin e kohës. Kam lexuar që emrat e Lopetegui, Fosenca, Galtier, Gallardo, Tedesco, Van Bommel, De Zerbi po qarkullojnë për të mbushur vendin e Piolit… Nëse është e vështirë që një lojtar i huaj të përshtatet në futbollin italian, për një trajner është më tepër”, tha 78-vjeçari.