Saimir Kodra,  gazetari i emisionit investigativ 'Stop' ka pasur probleme shëndetësore dhe është shtruar në spital.

Ai ka bërë një operacion në shtyllën kurrizore, por nuk dihet nëse ky ka qenë një problem që e ka pasur dhe më parë apo ishte një problem i momentit.

 Lajmi është bërë i ditur nga miku i tij Alket Islami i cili ka bërë dhe disa foto me të.