Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri hyri sot në prokurori bashkë me ministren e Arsimit Lindita Nikollën për t’u marrë në pyetje në lidhje me dosjen e kërcënimit të dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

Tahiri dhe Nikolla do të japin llogari për takimin që kanë pasur me dy profesorët pas kërcënimit nga banda e Emiljano Shullazit. Në këtë takim, Tahiri kishte marrë përsipër ta zgjidhte këtë çështje, ndaj prokurorët kërkojnë të sqarojnë detaje nga biseda dhe hapat që ndërmorri Tahiri për “zgjidhjen” e çështjes.