Futbollisti i madh egjiptian, Mohamed Salah më në fund ka shpjeguar sfondin e festës së re pas golit të shënuar, të cilin e zbatoi në fillim të sezonit të ri. Në prag të rifillimit të sezonit pas pushimit përfaqësues, Salah ka folur për mediat angleze dhe me atë rast ka sqaruar festimin e golit, gjatë të cilit imiton përdorimin e harkut dhe shigjetës.Ai thotë se ideja i ka ardhur shumë kohë më parë, kur ka qenë duke parë spektaklin e UFC-së dhe luftën për brezin mes Israel Adesanya dhe Alex Pereira.

“Unë mendoj se kam parë UFC, Pereira kundër Adesanya. Kur Adesanya e mposhti Pereira-n në meçin e dytë, ai festoi ashtu. Më pëlqen festimi, prandaj e bëra atë”, tha Salah, duke shpjeguar se disa tifozë e kanë keqkuptuar festën. “Unë jam një fans i UFC-së, por njerëzit e konsideruan sikur po imitoj faraonët tanë egjiptianë kur ata vizatojnë diçka në një tempull ose diku në piramida”, tha Salah për Men in Blazers.