Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka një vjedhje të të dhënave të sistemit TIMS, për të cilin shprehu shqetësimin edhe ambasada amerikane.

Në konferencën për media, Rama tha se në këtë ngjarje sheh të pavend reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kërkonin një hetim të shpejtë për rastin.

Ai theksoi se nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar, pasi kjo është një histori e manipuluar nga persona që kanë humbur pushtetin mbi të dhënat e TIMS.

“Është një histori e nxjerrë dhe e manipuluar nga njerëz që kanë humbur pushtetin nga ato të dhëna në Policinë e Shtetit, nuk ka asnjë shqetësim. Nuk jam në dijeni të SHBA, s’e kuptoj pse e ka bërë duke qenë se me ta i kemi dhënë sqarimet, ngjarja e rëndë nuk ka ndodhur se në përpjekje për të bërë backup ka dalë që s’ka bërë backup”, tha Rama.

Ky reagim vjen pasi McDowell zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, ku i shprehu shqetësimin për rrjedhje të të dhënave.