Legjenda e Chicago Bulls, Dennis Rodman, tregoi për miqësinë e tij të pazakontë me liderin suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe udhëtimin e tij në 2013-tën. Në fillim i ishte kërkuar Michael Jordan të udhëtonte atje, por ai kishte refuzuar.
“Kur mu tha që do shkoja në Korenë e Veriut ndjeva entuziazmin e autografëve dhe lojës që do të luaja atje. Nuk dija asgjë për Korenë e Veriut. Vërtetë injorancë nga ana ime. Ishte pritje madhështore, të gjithë të veshur me costume, një tapet i kuq i shtruar për mua. Në një nga shfaqjet që do ytë jepnim për basketbollin dikush më tha që duhej ti shoqëroja, atëherë mendova se po më arrestonin.”
Ndërkohë që Rodman mendonte se do të arrestohej, në fakt ai po shkonte drejt Kim Jong-un për t’u takuar me të.
“Shumë njerëz ishin grumbulluar, të gjithë duartrokisnin, mendova se ishin për mua dhe i përshëndeta, por dikush më tha që ishin për liderin të cilin unë nuk e njihja fare. Një histeri përfshiu të gjithë turmën, qanin e përshëndesnin Kim-in. Më pyeti nëse e pëlqeja vendin e tij dhe i thashë sigurisht. Atëherë kuptova përse Jordan e kishte refuzuar ftesën.
Më vonë u ftova për një mbrëmje që do ta quaja disi “të shthurur” për vendin. Pimë kaq shumë sa u dehëm, më vonë erdhi një grup me 18 vajza që kënduan një këngë për Dallas. Kemi mbetur miq të mirë, por kurrë nuk kemi folur për politikë. Unë nuk flas për politikë”.