Megjithëse ka një thënie që “Çfarë ndodh në Maga, qëndron në Maga”, duket se sjellja e egër e shumë pushuesve në resortin spanjoll është postuar në internet për ta parë e gjithë bota se ç’ndodh atje.
Çmenduritë që ndodhin aty nuk njohin të ndalur. Kryesisht janë britanikët që nuk përmbahen.
“Daily Star Online” ka grumbulluar vetëm disa nga shumë prej fotografive të bëra gjatë këtij sezoni në Magaluf.
Shumica e fotografive të çmendura që vijnë nga ky vend, janë skenat mjaft tronditëse të akteve seksuale që njihen tashmë botërisht që ndodhin atje në mes të publikut.
Por fotot e dyta të preferuara të rrjeteve sociale në “Facebook” dhe “Twitter”, ishin disa nga tatuazhet e tmerrshme që njerëzit realizuan pas një nate të rëndë që kaluan në klubet e striptizmit.
Fotogaleria flet më mirë.
Përshtati nga “Daily Star”, S.L.





