Edhe pse dhimbja e kokës është arsyetim i njohur i femrave për refuzimin e marrëdhënieve seksuale, në të ardhmen nuk do të jetë më i dobishëm, duke pasur parasysh se shkencëtarët kanë zbuluar se seksi mund të zbusë dhimbjet e kokës.

Më se gjysma e personave që vuajnë nga migrena, të cilët gjatë momenteve kur kanë pasur dhimbje të forta koke kanë bërë seks, kanë paraqitur zbutje të dukshme të simptomave, ndërsa një në pesë prej tyre nuk ka ndier fare dhimbje.

Sipas një teorie, seksi është nxitës për çlirimin e endorfinës, analgjetikut natyror në organizmin tonë, që ka ndikim në sistemin qendror nervor dhe që eliminon dhimbjen e kokës.

"Rezultatet tregojnë se aktiviteti seksual gjatë sulmit të migrenës mundet t'i lehtësojë, e madje edhe t'i ndërpresë simptomat në disa raste", thonë hulumtuesit.

Studimi i publikuar në revistën 'Cephalgia' të Shoqatës Ndërkombëtare të Neurologëve, ka përfshirë 400 pacientë, të cilët janë ndjekur përgjatë dy viteve.