ELBASAN– Policia e Elbasanit, në vijim të operacionit të koduar “Weekend 10”, ka arrestuar në flagrancë dy persona, nën akuzën e “përdorimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Burime zyrtare nga Policia lokale bënë të ditur se gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Xhoni Karaj, 24 vjeç, pasi seksioni kundër narkotikëve gjatë një kontrolli ushtruar ndaj tij i ka gjetur 50 doza lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Ndërkohë që gjatë një kontrolli ushtruar në banesën e shtetasit Alkond Bengasi, në fshatin Kusarth, të rrethit të Elbasanit, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kilogram kanabis sativa.

Mësohet se dy shtetasit e mësipërm e tregtonin lëndën narkotike në lagje të ndryshme të qytetit.