ELBASAN– Policia e Elbasanit sekuestron 11 llogari bankare të 29-vjeçarit Sokol Roçi dhe familjes së tij, me një vlerë totale prej 160 milionë lekësh.
Sipas policisë dyshohet se paratë janë siguruar në rruge të paligjshme, nëpërmjet trafikut të drogës.
Ndërkohë që Ruçi është arrestuar disa ditë më parë në Tiranë për trafik droge, aktivitet që e kishte shtrirë në disa qytete të mëdha të vendit.
Tani mbi 29-vjeçarin rëndojnë dy AKuza, për trafik droge dhe të pastrimit të parave.