Një shumë parash u sekuestrua në aeroportin e Rinasit, të cilat iu gjetën të padeklaruara një shtetasi rumun në hyrje të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për 18,500 Paund të cilat iu sekuestruan shtetasit rumun me iniciale A.C. 32 vjeç.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasit rumun A. C., 32 vjeç, banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”