6 gusht 2015 – “Sfinksi”, ngrehina e ndërtuar në fund të shëtitores bregdetare të Durrësit ka fituar këto ditë statusin e vendit të preferuar për xhirimet e videoklipeve të dasmave. Thuajse çdo mbrëmje, nuset dhe dhëndurët e rinj, shpeshherë së bashku me shoqëruesit e tyre vijnë për xhirime në shkallaret e bardha.
Kameramanët dhe fotografët shprehen se çastet e perëndimit të diellit mbi det e bëjnë këtë vend edhe më të kërkuar nga bashkëshortët e rinj.
Më parë vendxhirimet më të preferuara ishin Vila mbi kodër, shkallaret e amfiteatrit dhe urat mesjetare të qytetit antik.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/