Peshkimi, asnjë dritë jeshile për zhvendosjen dhe kantierin
Drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, nuk është vënë në dijeni të defekteve të shumta dhe avarive që kanë pësuar në det tragetet e pasagjerëve që lidhin portet italianë me portin e Durrësit. Në një dalje publike Gazmend Shalsi pohoi se tragetet që operojnë në linjat që prekin Durrësin janë në moshë të re 20 vjeçare dhe nuk kanë pësuar asnjëherë defekte apo avari.
“ Tragetet janë në moshë të re 20- vjeçare, nuk kanë pësuar defekte në det, por kanë rritur konkurrencën kanë ulur çmimet e biletave e kanë rritur shërbimet ndaj klientëve”- ka thënë Shalsi.
Në të njëtën kohë Shalsi nuk i ka dhënë dritë jeshile as probemit më të madh që kanë peshkatarët e Durrësit, për ndërtimin e një kantieri. Kantieri është i domosdoshëm, por nuk janë larguar akoma peshkarexhat në portin e ri të peshkimit.
K.H.





