Sot përfundon afati që ka opozita për t’i propozuar mazhorancës një ose disa kandidatë për kreun e ri të shtetit.

Raundi i tretë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës, të cilit i përfundon mandati më 24 korrik, do të mbahet të hënën, në orën 10.00. Edhe në këtë raund do të duhen të paktën 84 vota për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.

Deri më tani mazhoranca ka qenë për një president konsensual të zgjedhur nga palët, i cili nuk do të jetë nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Megjithatë, deri më sot, gjuha e përbashkët nuk është gjetur. Me Sali Berishën, mazhoranca e ka bërë të qartë se nuk do të ulet në tryeze dhe nuk do të pranojë asnjë kandidat që propozohet nga “Rithemelimi”.