4 korrik 2015 – 4 korriku është Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku sot amerikanët festojnë 239-vjetorin e pavarësisë.

Kjo ditë shënohet në shenjë të kujtimit të nënshkrimit të Deklaratës për Pavarësinë nga ana e Kongresit kontinental më 4 korrik të vitit 1776 në Filadelfia, shteti federativ i Pensilvanisë.

Gjatë nënshkrimit të deklaratës, SHBA-ja ishte e përbërë prej 13 kolonish nën administrim të mbretit anglez Xhorxhi III. Arsyeja për nënshkrimin e deklaratës, ishte pakënaqësia e rritur e kolonive për shkak të tatimeve të larta që kolonitë duhej t’i paguanin Anglisë.

Në nder të 239-­vjetorit të Ditës së Pavarësisë, në SHBA shënohen një sërë aktivitetesh.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/