Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka deklaruar sot në një intervistë për RTK se PD duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Ai tha se, SHBA-të inkurajojnë partitë që të mos bojkotojnë Kuvendin dhe të marrin pjesë në zgjedhje.

Shqipëria do të duhej së paku, të mbajë zgjedhjet e saj me orar të rregullt në qershor, me 18 qershor besoj. Atje ne e nxisim opozitën dhe gjitha partitë që të marrin pjesë në zgjedhje në, jo që t’i bllokojnë zgjedhjet. Dhe, nëse ka probleme ne besojmë se opozita dhe Qeveria duhet të kenë dialog që të zgjidhin problemet në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira të drejta.

Kur të vijë koha – dhe për këtë ka datë sipas ligjit se kur duhet të mbahen zgjedhjet – ne shpresojmë se edhe në Kosovë zgjedhjet do të mbahen në mënyrë të lirë dhe të drejtë. Jo si shteg i ikjes dhe jo si mënyrë për t’i ikur përgjegjësisë”, tha Yee.