SHBA – Sërish të shtëna me armë zjarri në një shkollë, afër Hjuston, në Teksas.

Mediat amerikane Reuters dhe CNN raportojne se në kampusin e kolegjit Lone Star College  janë qëlluar me armë zjarri dy studentë. Lajmi është konfirmuar nga burime të shkollës ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Për pasojë dy studentë kanë mbetur të vrarë nga shkëmbimi i zjarrit mes dy personave të armatosur që hapën zjarr në ambientet e kampusit. Një nga personat që shkrepi armën ishte në liri me kusht bëjnë të ditur zëdhënësi i kolegjit Jed Young.

Ngjarja e rëndë regjistrohet vetëm një muaj pas tragjedisë së Newtown, ku humbën jetën 26 persona, pjesa më e madhe fëmijë të mitur.