Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur të dhënat e fundit qeveritare për punësimin në SHBA, të cilat para se të merrte detyrën i kishte cilësuar si “të rreme” dhe “qesharake”.
Ekonomia amerikane regjistroi 235 mijë vende të reja pune gjatë muajit shkurt, muaji i parë i plotë i Trump në detyrë. Në profilin e tij në Twitter, ai ripostoi mesazhin “Të mëdhenj sërish”.
Gjatë fushatës së tij në muajin gusht, zoti Trump i cilësoi shifrat e Departamentit të Punës si “tallja më e madhe në politikën moderne të Amerikës”.
I pyetur për këto qëndrime kontradiktore në konferencën për shtyp të së premtes, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer tha se zoti Trump beson se, “shifrat mund të kenë qenë të rreme në të kaluarën, por janë shumë reale tani”.
Shifrat e fundit tregojnë rënie të kuotës së papunësisë në Shtetet e Bashkuara nga 4.8 në 4.7 për qind.
Rritja e vendeve të punës i atribuohet motit të butë, që ka lejuar vazhdimin e projekteve të ndërtimit dhe rrjedhimisht punësimin në mënyrë të pandërprerë. Muaji i kaluar ishte shkurti më i ngrohtë në histori.
SHBA, Trump përshëndet të dhënat e reja të punësimit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SHBA vendos në listën e zezë një bankë turke, akuzohet se transferoi fonde për Iranin
Pavarësisht shqetësimeve për sigurinë, Trump drejt Irlandës me Boeing 747 të dhuruar nga Katarit
Zjarret shkatërruese në Europë, 5.4 milionë hektarë tokë e djegur vetëm këtë verë
Amal Clooney mahnit në Venecia me fustanin Prada, George e komplimenton publikisht





