Një ndërtesë me apartamente u shemb në Recife, një qytet në verilindje të Brazilit, duke lënë të vdekur tetë persona. Mes viktimave ka edhe dy fëmijë, pesë dhe tetë vjeç.

Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të panjohura. Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, Recife kohët e fundit është përfshirë nga shira të fuqishëm.

Mediat raportuan se katër persona u nxorrën nga rrënojat të gjallë ndërsa gjashtë të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur.

Shembja ndodhi në një zonë periferike të Recifes. Banorët e kësaj lagjeje i konsiderojnë pallatet katërkatëshe si “blloqe arkivoli”, duke u ankuar për cilësinë e dobët të ndërtimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:35 të mëngjesit, kur shumë prej banorëve ishin ende duke fjetur.

Mes viktimave është edhe një 43-vjeçare bashkë me djalin e saj 19 vjeç. Guvernatori lokal tha të premten se pritet që të ketë më shumë reshje shiu dhe njerëzit duhet që të shkojnë në struktura më të sigurta