Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka folur mbi protestën e banorëve të “5 Majit” në Tiranë lidhur me prishjen e banesave të tyre.
Ahmetaj deklaroi se ata do të dëmshpërblehen me të njëjtën sipërfaqe banimi, sa kanë aktualisht.
Sipas tij, të gjithë banorët do të marrin dëmshpërblim, pavarësisht nëse godinat e tyre ekzistuese janë të legalizuara ose jo.
“Nëse dikush ka sot tek 5 maji një shtëpi, ndërtesë ose dyqan, 200 metra katrorë, do të marrë sërish 200 metra katror. Nuk ka rëndësi nëse është ose jo i legalizuar. Kjo është e vërteta. Edhe një që është I legalizuar dhe një jo I legalizuar, do trajtohen njësoj. Ju referuam marrëveshjeve, janë të rëndësishme se rrjedhin nga ligji. Janë angazhime që do të mbahen. Janë shumë familje që do të futen tek 5 maji, dhe do vijojnë të pyeten” , tha Ahmetaj.