Këto dy ilaçe janë të paefektshme në trajtimin e koronavirusit, rrisin mundësitë e vdekjes së pacientëve të prekur

23/05/2020 - 10:19

Një studim i gati 100,000 pacientëve me koronavirus ka treguar se ilaçet hydroxychloroquine and chloroquine, nuk kanë pasur efekt të trajtimit të sëmundjes, që shkakton koronavirusi.

Studimi të ri, i publikuar të premten në revistën kërkimore "The Lancet", ka treguar se këto ilaçe në fakt kanë rritur mundësitë e vdekjes së pacientëve të prekur me këtë virus nëpër spitale.

Hydroxychloroquine zakonisht përdoret për të trajtuar artritin, mirëpo lajmet se figura publike, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump janë duke konsumuar këtë ilaç, kanë shtyrë qeveritë ta blejnë të njëjtin.

Chloroquine është ilaç kundër malaries. Të dyja ilaçet mund të shfaqin efekte anësore serioze, sidomos aritmi të zemrës.

“Trajtimi me chloroquine apo hydroxychloroquine nuk u ndihmon pacientëve me Covid-19”, ka thënë Mandeep Mehra, autor i studimit dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës Spitalore për Sëmundjet e Avancuara të Zemrës në Boston.

“E kundërta, gjetjet tona sugjerojnë se ato mund të jenë të lidhura me rritje të rrezikut për probleme serioze të zemrës dhe rritje të rrezikut të vdekjes”.

Autorët e studimit kanë vlerësuar se këto ilaçe i përballin pacientët me 45 për qind më shumë rrezik të vdekjes nga Covid-19, në krahasim me sëmundjet e tjera shëndetësore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pandemia e koronavirusit ka rezultuar në bllokime në të gjithë botën, që kanë sjellë një kosto të konsiderueshme për shëndetin mendor.

Ankthi është një nga çrregullimet mendore më të përhapura në të gjithë botën.

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit, falë ushqyesve dhe përbërësve bioaktivë që përmban. Atë e gjejmë të freskët, t

Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi.

Nëse ka këshillë që pranohet  nga të gjithë ekipet e ekspertëve është që njeriu duhet të hajë sa më shumë perime.

Shumë njerëz ankohen se kanë një memorie të dobët dhe për këtë ekzistojnë arsye të ndryshme.

Naftalina njihet si një përbërës i rrezikshëm, ka formën e një substance të bardhë me aromë shumë të fortë.

Tiroidja është një gjendër që sekreton hormone duke ndihmuar rritjen dhe zhvillimin e organizmit.

Ekspertët thonë se genet janë përcaktuese për vetëm 30% të shëndetit të një burri. Pjesa tjetër përcaktohet nga stili i jetesës.

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë.