Çfarë i bën zemrës vetëm një pije energjike

01/05/2019 - 22:14

Vetëm një pije energjike mjafton për të shkaktuar probleme në zemër, efektet e së cilës nisin vetëm 90 minuta pas konsumimit. Shkencëtarët zbuluan se pijet energjike mund të shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut, që rrit rrezikun e bllokimit dhe shkakton sulmet në zemër dhe goditjet në tru.

Të dhënat e reja i japin edhe më shumë zë studimeve të mëparshme, që kanë paralajmëruar të rinjtë që të qëndrojnë larg këtyre pijeve.

Shkencëtarët e udhëhequr nga Dr. John Higgins në Universitetin e Texas thanë: “Teksa pijet energjike po bëhen gjithnjë e më popullore, është e rëndësishme për të studiuar efektet e tyre tek ata që i pinë shpesh dhe për të përcaktuar më mirë, nëse ka, sasinë e caktuar që duhet marrë”.

Në shkrimin e botuar nga e përditshmja The Sun, thuhet se grupi i punës beson se është kombinimi i përbërësve në pijet energjike që dëmton enët e gjakut tek ata që e konsumojnë. Mes tyre janë kafeina, taurina, sheqeri dhe përbërës të tjerë bimorë, që sipas ekspertëve dëmtojnë rreshtimin e artereve dhe venat.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga kanceri nuk sëmuresh as rastësisht, as prej fatit të keq.

Zakonisht fjala dietë na bën të mendojmë për të gjitha ushqimet që nuk mund të hamë për të qenë të shëndetshëm si patatinat, ëmbëlsirat d

Ne shpenzojmë një të tretën e jetës tonë, në gjumë dhe nuk mund të jetojmë pa atë.

Qeveritë na këshillojnë gjithmonë të hamë më pak, dhe të ushtrohemi fizikisht më shumë, për të qenë më të shëndetshëm, por kjo paraqet nj

Në organizëm pasqyrohet kultura jonë e të ushqyerit dhe për këtë duhet të kemi kujdes se çfarë hamë apo pijmë, në të kundër do të gjejmë

Nëse vendosni ushqimet e gabuara në mikrovalë mund të sëmureni, pasi ekspozoheni ndaj kimikateve të dëmshme.

Si mendoni për një ilaç natyral që lehtëson dhimbjet e muskujve dhe të nyjeve? Kjo është ajo që do të mësoni tani.

Bananet janë ndër frutat më të mira dhe me vlera ushqimore.

Një kujdes më i mirë për veten mund të jetë një strategji afatgjatë për luftimin e një problemi në rritje, demencës.