COVID-19/ Ju thahen dhe plasariten duart nga larja e shpeshtë? Ja si të shpëtoni lëkurën

19/03/2020 - 14:57

Larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun, përbën vijën e parë efikase të mbrojtjes ndaj infektimit nga COVID-19.

Sipas ekspertëve të fushës, larja dhe fërkimi i duarve me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda pakëson në mënyrë efikase gjasat e përhapjes së virusit.

Dezinfektanti me përmbajtje të lartë alkooli është gjithashtu një mënyrë e mirë për të pakësuar këto gjasa.

Dezinfektantët duhen përdorur gjithnjë pas larjes së duarve.

Dhe meqë jemi tek duart, larja e shpeshtë dhe përdorimi i tepruar i disinfektantëve mund të shkaktojë një tharje ekstreme të saj.

Sapuni dhe uji largojnë bakteret dhe viruset por edhe shkatërrojnë yndyrnat mbrojtëse të lëkurës duke nxitur tharjen dhe plasaritjen e saj.

Një gjë e tillë sipas dermatologëve, rrit gjasat e infeksioneve por edhe të ekzemës.

Dezinfektantët me bazë alkooli shkaktojnë më pak irritime.

Si të kujdeseni për lëkurën e thatë të duarve

Dermatologët këshillojnë që sapuni që përdorni për larjen e duarve të jetë i butë dhe pa aromë.

Nuk mund të përdorni për duart një sapun që arrin të heqë edhe njollat e yndyrës më kryeneçe në rroba apo enë.

Pas larjes së duarve të mos i fërkoni ato me peshqir por t’i thani butësisht, sepse fërkimi i tepërt e irriton lëkurën më shumë.

Sapo duart të jenë tharë përdorni një krem duarsh që ato të jenë të buta dhe të ushqyera.

Njerëzit që kanë një lëkurë të ndjeshme në duar, duhet të mbajnë sa më shumë dorashka por edhe doreza kur bëjnë punë shtëpie.

Kremin e duarve duhet ta përdorni edhe në mbrëmje përpara se të shtriheni për të fjetur.

Nëse lëkura juaj është tepër e tharë, e plasaritur dhe e rrudhur, atëherë në mbrëmje, lyejini me vazelinë.

Më pas vishni dorashka pambuku që të mundësoni përthithjen sa më të mirë të kremit zbutës dhe hidratimin e mirë të lëkurës së duarve./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pavarësisht dëmeve dhe problemeve që sjell në shëndet pirja e duhanit, shumë individë e kanë të vështirë të largojnë varësinë që kanë pre

A e dinit që kërkesat e organizmit për vlera ushqimore ndryshojnë gjatë verës?

Shumë individë ndjekin dietën me një sasi të ulët të kalorive gjatë ditës, për të humbur peshë.

Shumë njerëz nuk e trajtojnë shëndetin e tyre me seriozitetin që meriton.

Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia, është një bimë bishtajore në formën e shkurres.

Në moshën e tretë, njerëzit kanë nevojë për më pak kalori, duke qenë se nuk janë më aktivë fizikisht dhe metabolizmi është i dobësuar.

Frutat e detit janë ndër burimet më të mira të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi dhe truri kanë shumë nevojë, sidomos në verë.

Edhe një pjesë shumë e madhe pacientësh me një formë të lehtë të COVID-19 zhvillojnë antitrupa, të cilët më pas mund t’i imunizojnë për d

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.