Dieta e hipertensionit, çfarë duhet të dini

29/07/2020 - 12:22

Presioni i lartë i gjakut ose i njohur ndryshe si hipertensioni mbetet një nga problemet më serioze. Gjithashtu ai njihet si “vrasësi” i heshtur, që çon në sëmundje fatale si goditje, diabet dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Presioni i lartë i gjakut zvogëlon gradualisht funksionimin efektiv të veshkave dhe mund të çojë në sëmundje kronike të veshkave.

Ekspertët shprehen se një dietë e shëndetshme dhe me vlera të larta ushqyese mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbajtjen në kontroll të hipertensionit. Menaxhimi i hipertensionit përfshin si ndryshimet në dietë ashtu edhe në mënyrën e jetesës.

Këshillohet që të kufizoni sasinë e kripës në ushqimet që konsumoni. Nga ana tjetër, fibrat dhe kaliumi mund të ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut në mënyrë natyrale.

Banania dhe panxhari janë të pasur me kalium dhe të dyja ndihmojnë në kontrollin e presionit të gjakut.

Sipas ekspertëve 100 gram panxhar përmban rreth 325 mg kalium, i cili ndihmon në përmirësimin e funksioneve të enëve të gjakut së bashku me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjet kardiake.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një hulumtim i kryer së fundmi tregon se individët që konsumojnë një dietë të pasur me boronica kanë një shëndet më të mirë, përfshirë kë

Fatmirësisht ka disa hile për të gënjyer stomakun sikur jeni ngopur edhe me pak sasi ushqimi.

Intoleranca ndaj laktozës ndodh si pasojë e paaftësisë së stomakut për të tretur sheqernat e qumështit dhe të produkteve të tjera të bulm

Sëmundja e mëlçisë yndyrore është një gjendje e karakterizuar nga një grumbullim i yndyrës në mëlçi.

Bimët mjekësore me aftësi shëruese janë përdorur në metodat tradicionale dhe jo tradicionale mjekësore që 5000 vjet më parë.

Në mjekësi, veshkat njihen të kenë çelësat e pushtetit në organizëm, sepse në këto organe ruhet dhe shpërndahet energjia e dobishme për t

Në verë, insektet e ndryshe, dhe kryesisht grerëzat apo bletët, mund të bëhen të bezdisshme dhe të rrezikshme për fëmijët tuaj.

Kremi mbrojtës nga rrezet e diellit në verë është shumë i rëndësishëm si për fytyrën ashtu edhe për trupin.

Mos pini ujë në këmbë, kjo është këshilla që na e japin të gjithë.

Instituti i Shëndetit Publik jep mesazhin e rëndësishëm për të gjitha nënat, që ushqejnë foshnjat e tyre me gji, dhe që mund të rrezikojn