Fruta me stomak bosh, cilat duhet të zgjidhni dhe pse s'duhet t'i hani pas buke

12/05/2020 - 08:05

Ngrënia e frutave në mëngjes është mënyra më e mirë për ta nisur ditën. Një gjë e tillë do t’ju ndihmojë të keni një mendje të kthjellët por edhe të humbisni në peshë dhe të keni një sistem tretës në formë të shkëlqyer.

Frutat janë të pasur me vitamina dhe minerale tepër të nevojshme për organizmin. Përthithja maksimale e këtyre ushqyesve është e gjitha në varësi të kohës së ngrënies së frutave.

Sipas studimeve më të fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, frutat nuk duhen ngrënë pas vakteve por me stomak bosh. Të dhënat shkencore tregojnë se ngrënia e frutave me stomak bosh luan një rol madhor në detoksifikimin e sistemit, të qenit energjikë dhe për rënien në peshë.

Çfarë ndodh nëse hani fruta pas buke?

Fruti duhet të jetë ushqimi më i rëndësishëm për njeriun.

Nëse ju keni ngrënë ushqim bashkë me dy feta bukë dhe më pas hani fruta, nuk do të merrni vlerat ushqimore të tyre.

Fruti nuk arrin dot në stomak në kohë, sepse pengohet nga ushqimi që keni konsumuar më parë.

Kësisoj, si buka ashtu edhe frutat fermentohen në stomak dhe transformohen në acid.

Në momentin që fruti bie në kontakt me ushqimin dhe lëngjet tretëse në stomak, e gjithë masa ushqimore prishet.

Nëse frutat i hani në mëngjes dhe esëll, do të përfitoni më shumë dhe direkt prej tyre.

Frutat që mund të hani esëll dhe të merrni më të mirën prej tyre

Kivi

Kivi është një burim i shkëlqyer magnezi, kaliumi, vitamine E dhe fibër.

Ai përmban dyfishin e vitaminës C në krahasim me portokallin.

Molla

Molla mund të përmbajë më pak vitaminë C, por ajo ka shumë antioksidantë dhe flavonoidë që përmirësojnë aktivitetin e vitaminës C.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet janë një frut mbrojtës për organizmin.

Ato përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të antioksidantëve që mbrojnë organizmin nga tumoret, bllokimi i enëve të gjakut dhe radikalet e lira.

Portokalli

Portokalli njihet si ilaçi më i ëmbël.

Sipas të dhënave te AgroWeb.org, ngrënia e dy deri në katër portokalleve në ditë mban bakteret larg, ul kolesterolin, parandalon formimin e gurëve në veshka.

Fiqtë

Kur konsumohen në mëngjes, fiqtë qetësojnë organizmin, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut.

Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues dhe stabilizues i presionit të gjakut për aktivitetin e ditës në vijim.

Shalqini

Fruti që shuan etjen më shumë se çdo frut tjetër.

Shalqini përbëhet nga 92% ujë dhe është i dobishëm për sistemin imunitar.

Të dhënat tregojnë se ky frut përmban gjithashtu edhe antioksidantë të dobishëm, vitaminë C dhe kalium.Shumë persona e preferojnë shalqinin të shoqëruar me djathë për më shumë shije.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia, është një bimë bishtajore në formën e shkurres.

Në moshën e tretë, njerëzit kanë nevojë për më pak kalori, duke qenë se nuk janë më aktivë fizikisht dhe metabolizmi është i dobësuar.

Frutat e detit janë ndër burimet më të mira të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi dhe truri kanë shumë nevojë, sidomos në verë.

Edhe një pjesë shumë e madhe pacientësh me një formë të lehtë të COVID-19 zhvillojnë antitrupa, të cilët më pas mund t’i imunizojnë për d

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Mjekja alergologe, Mira Xhixha, shpjegoi këtë të hënë në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, simptomat që dallojnë alergjitë e pranverës nga

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre.

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nuk është ekzagjerim.

Maji është muaji i ndërgjegjësimit ndaj Melanomës, kancerit të lëkurës i cili karakterizohet nga vdekshmëria e lartë dhe agresiviteti.