Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Inaktiviteti fizik, i lidhur me rastet më të rënda dhe vdekjet nga COVID-19

15/04/2021 - 21:50

Një studim i ri i publikuar në mediat shkencore britanike bën lidhjen mes jetës sedentare (inaktive) dhe simptomave më të rënda të infektimit nga COVID-19.

Pacientët e COVID-19 që konsideroheshin inaktivë nga ekspertët në 2 vitet para pandemisë, kishin më shumë gjasa të shtroheshin në spital dhe të kërkonin kujdes intensiv. Ata gjithashtu kishin më shumë shanse të vdisnin, në krahasim me pacientët që plotësonin direktivat e aktivitetit fizik.

Faktori i inaktivitetit si ndikues në sëmundjet, tejkalohej vetëm nga faktorët e moshës së thyer apo precedentëve për transplant organesh.

Të tjerë faktorë të identifikuar për ashpërsi të simptomave të COVID-19 ishin mosha, seksi mashkull, disa gjendje të mëparshme shëndetësore si diabeti, obesiteti dhe sëmundjet kardio-vaskulare.

Për llogaritjet e tyre studiuesit krahasuan të dhënat e 48,440 të rriturve te racave te ndryshme të konfirmuar me COVID-19 mes janarit dhe tetorit 2020.

Mosha mesatare e pacientëve ishte 47 vjec; rreth dy të tretat e tyre ishin gra (62%), dhe shumica ishte mbi peshë, me indeks peshe trupore (BMI) 31.

Pas marrjes në konsideratë të faktorëve, doktorët vërejtën se pacientët që konsideroheshin inaktivë, kishin dy herë më shumë shanse për t’u shtruar në spital me COVID-19 në krahasim me ata që regjistronin të paktën 150 minuta aktiviteti fizik çdo javë.

Pacientët që konsideroheshin inaktivë kishin gjithashtu 10% më shumë shanse të kishin nevojë për kujdes intensiv në spital, dhe 32% për qind më shumë shanse të vdisnin atje.

Studimi ishte i një natyre observuese dhe nuk mund të përcaktojë kauza të sakta. Ai gjithashtu mbështet në vlerësime të dhëna nga vetë pacientët për llogaritjen e masës së aktivitetit të supozuar fizik, por është një studim me pjesëmarrës me diversitet të madh, që ishte një faktor me interes për doktorët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, sepse do të reflektojë në të gjithë vazhdimësinë e ditës tuaj.

Simptomat pas vaksinës, sipas komunitetit shkencor, janë një shenjë e mirë, pasi kjo do të thotë se trupi po krijon imunitet.

Me ndryshimin e stinës, lëkura është mjaft e ekspozuar ndaj rrezeve diellore të cilat sa vijnë e bëhen më intensive, ndaj kërkon një kujd

Marrja e sasisë së duhur të kalciumit çdo ditë është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të kockave gjatë gjithë jetës.

Një studim i ri shkencor mbi rolin e vitaminës D, ka zbuluar një lidhje mes mungesës së saj, infeksioneve të mishrave të dhëmbëve dhe dia

Toksinat na rrethojnë dhe na kërcënojnë rregullisht çdo ditë.

Arteriet janë enët e gjakut që janë përgjegjëse për transportin e gjakut të pasur me oksigjen.

Studimi i kryer nga Universiteti i Oksfodit raporton se të rriturit kanë më shumë mundësi të shfaqin efekte të lehta anësore pas përzierj

Një studim italian ka verifikuar që maskat kirurgjikale nuk krijojnë probleme të frymëmarrjes edhe për fëmijët e vegjël.

Kockat janë pjesa më rezistente dhe njëkohësisht më delikate e trupit.