Nëse goja juaj mban erë të keqe atëherë diçka nuk shkon me shëndetin tuaj, ose ju nuk po kujdeseni si duhet për veten.

  • Nuk kujdeseni aq sa duhet për dhëmbet. Në 85% të rasteve, era e keqe e gojës vjen për shkaqe dentare. Kujdes!
  • Nuk pini ujë aq sa duhet. Nga dehidratimi prodhohet më pak pështymë dhe goja nuk pastrohet si duhet nga qelizat e vdekura.
  • Jeni alergjike. Personat alergjikë, të cilët mund ta kenë hundën e zënë zakonisht marrin frymë me gojë. Kjo shkakton tharjen e kavitetit bukal.
  • Ushqeheni me produktet e gabuara. E dimë që hudhra apo qepa mbajnë erë të keqe, por ato nuk janë të vetmet. Produktet e qumështit apo edhe ato që përmbajnë shumë lucide mund të sjellin erë të keqe të gojës.
  • Vuani nga sinusi. Sinoziti është një lloj infeksioni i cili mund të sjelle edhe ai erën e keqe të gojës.
  • Keni djegie stomaku. Nëse ju djeg stomaku atëherë në goje vijnë here pas herë acide. Kjo shkakton erë të pakëndshme.
  • Keni probleme me shëndetin.nNë raste të rralla, era e keqe e gojës mund të jetë simptome për ndonjë sëmundje të rënde si kanceri i hundës, i veshëve, i qafës apo i gojës.