Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Kanellë, xhenxhefil dhe mjaltë, çaji i zjarrtë që djeg yndyrnat

08/04/2021 - 07:46

Nëse i keni vënë mision vetes të keni një trup në formë të shëndetshme, atëherë ju rekomandojmë që në ushqimin tuaj të përfshini edhe një pije të ngrohtë me kanellë, xhenxhefil dhe mjaltë. Kjo pije njihet ndryshe si Pija e Zjarrit.

Studimet kanë konfirmuar se erëzat si kanella, xhenxhefili dhe arrëmyshku ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur më shpejt dhe të ndiheni sikur keni ngrënë një ëmbëlsirë. Në këtë mënyrë, do të keni më pak neps. Konsumi i kanellës rregullon nivelin e sheqerit në gjak, përmirëson shëndetin e zemrës dhe funksionin e trurit.

Xhenxhefili është nga ato ushqime efikase për një trup në formë, duke qenë se përmirëson tretjen dhe ju ndihmon të mbani peshën trupore nën kontroll. Sipas studimeve, njerëzit që konsumojnë një pije të nxehtë me xhenxhefil pas një vakti, ndihen më të ngopur.

Pija e Zjarrit është shumë e mirë edhe për të qetësuar dhimbjet e stomakut. Ajo përmban edhe mjaltë ndaj rekomandohet kundër kollës gjithashtu. E mira e kësaj pijeje është se përgatitet shumë lehtë.

Përgatitja e çajit

Merrni një shkop kanelle. Futeni shkopin në një çajnik me një gotë ujë. Qëroni një copë xhenxhefili rreth 2 cm, priteni në feta dhe shtojeni në çajnik. Zieni shkopinjtë e kanellës dhe xhenxhefilin për 20 minuta.

Kullojeni dhe më pas shtoni mjaltin për një ëmbëlsi natyrale. Mjalti nuk duhet hedhur në ujë të nxehtë sepse humbet një pjesë të konsiderueshme të ushqyesve. Ju mund të zieni sasi të mëdha të këtij çaji dhe ta mbani në frigorifer në kavanozë qelqi që ta pini gjatë javës. Përdorni 3-4 shkopinj kanelle nëse planifikoni të përgatisni çaj për gjithë javën.

Nëse dëshironi, çajin e ruajtur në frigorifer mund ta ngrohni sërish ose ta konsumoni të ftohtë pas ushqimit. Kombinimi i këtyre tre përbërësve do ndezë zjarrin brenda jush, thonë ekspertët duke lavdëruar shijen e ëmbël dhe pikante të çajit./AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Informacionet që gjenden në rrjet mbi rolin e kafesë tek sheqeri në gjak apo diabeti, mund të shkaktojnë shpesh konfuzion.

Ashtu si ne, jemi të sigurt që edhe ju nuk dëshironi të plakeni ose të paktën jo para kohe.

Edhe nëse nuk jeni një person mëngjesi ka shumë arsye se përse duhet të jeni sa më aktivë në këtë pjesë të ditës.

Miliona amerikanë po vaksinohen çdo ditë për t'u mbrojtur nga Covid-19, disa janë ankuar për ethe, të dridhura dhe sëmundje të tjera të l

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të gjitha ushqimeve ose pijeve kalorike, për arsye terapeutike, shpi

Vitamina C mban fronin e ushqyesve më të nevojshëm për organizmin, imunitetin por edhe shëndetin e paraqitjen e lëkurës.

Prania e gurëve në veshka shoqërohet me simptoma të ndryshme, ndër të cilët është dhimbja.

Një studim i ri i publikuar në mediat shkencore britanike bën lidhjen mes jetës sedentare (inaktive) dhe simptomave më të rënda të infekt

Për shkak se virusi që shkakton gripin sezonal përhapet përmes stërklave të pështymës, masat paraprake të sigurisë të përdorura për të pa

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku.