Ky ndryshim në lëkurën tuaj mund të jetë shenjë e kancerit

05/03/2018 - 12:27

Akantoza e zezë më së shpeshti shfaqet në sqetull, ijë ose qafë, dhe lëkura bëhet e trashë. Ajo është e lidhur me një diagnozë të diabetit ose obezitetit, ose të dyja në kombinim.

Akantoza e zezë madje mund të jetë simptomë që tregon kancerin e mëlçisë. Ndryshimet në lëkurë mund të jenë simptoma të akantozës së zezë. Vetë errësimi i lëkurës është një proces i ngadalshëm dhe lëkura mund të ketë një erë të pakëndshme dhe kruhet tepër.

Është shumë e rëndësishme për të shkuar në kontroll nëse këto simptoma fillojnë të shfaqen, por duhet pasur parasysh se shumica e njerëzve që vuajnë nga akantoza e zezë janë rezistues ndaj insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi për tretjen e sheqerit – dhe ky është shkaku i diabetit.

Akantoza mund të paraqitet edhe te njerëzit që kanë cista ovariane, probleme tiroide ose veshkave. Ajo nganjëherë shoqërohet me limfë ose kur tumori fillon të rritet në organin e brendshëm, siç janë zorrët, stomaku ose mëlçia.

Ekzistojnë gjithashtu disa faktorë që lidhin akantozën e zezë dhe sëmundjet e lartpërmendura. Në radhë të parë është sigurisht obeziteti. Disa lloje të akantozës, tregon hulumtimi, janë trashëguar.

Kjo është më së shpeshti e njohur te njerëzit nën moshën 40-vjeçare dhe gjithashtu shoqërohet me sindromën e Cushing. Zbulimi me kohë i sëmundjes mund t’ua shpëtojë jetën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka pak njerëz që s’janë adhurues të djathit.

Të dëgjoni muzikë para gjumit është një mënyrë e mirë relaksuese për çdo person.

Sipas statistikave, nga 5 deri në 60% e njerëzve në botë vuajnë nga era e keqe e gojës.

Gjumi është shumë i rëndësishëm për të rifituar energjitë dhe përballuar ditën. Por cilat ushqime na ndihmojnë për një gjumë të qetë?

Të ushqehesh mirë është thelbësore për të qëndruar në formë dhe për të parandaluar shqetësimet apo sëmundjet.

Avokado është një ushqim i cili sjell përfitime të shumta, pasi njihet për yndyrat e tij të “mira”, ose ato që organizmi ynë ka nevojë pë

Procesi i plakjes është i pashmangshëm. Por a njihni njerëz që duken më të mëdhenj se mosha e tyre?

Nëse keni rrjedhje dhe bllokim hundësh, ose keni teshtima dhe kollitje mendimi juaj i parë është se jeni ftohur.

Prej shekujsh, vaji i kanabisit është përdorur por u ndalua në gjysmën e shekullit të 20-të.