Përse nuk duhet të hani vetëm

Postuar: 06/06/2018 - 12:21

Të drekosh apo darkosh vetëm ndonjëherë mund të jetë një eksperiencë relaksuese. Por nëse kjo kthehet në rutinë, është një ndër shkaqet më të mëdha të mungesës së lumturisë.

Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Oxford Economics, ku në bazë të statistikave rezultoi se personat që hanë vetëm kanë një mungesë lumturie të theksuar në krahasim me mesataren kombëtare britanike.

Kërkuesit kanë zbuluar se sa më shumë njerëzit ndajnë këtë pjesë të kohës me familjarë apo miq, janë më të kënaqur nga jeta e tyre, ndjehen më mirë me veten dhe kanë rreth shoqëror më të zgjeruar.

Ndërsa nga pikëvështrimi ushqyes, të jesh i shoqëruar në tryezë është thelbësore, pasi ngrënia vetëm ndikon në përzgjedhje krejt ndryshe të ushqimit.

Ata shpjegojnë se kur jemi vetëm, hamë më keq, pasi lëmë pas dore cilësinë e ushqimit që konsumojmë por edhe variacionet.

Pra zakonet që trashëgojmë nga të parët e njerëzimit është faktor shumë i rëndësishëm në jetën tonë. Tryeza bashkon qeniet njerëzore dhe ndikon pozitivisht në cilësinë e jetës dhe të marrëdhënieve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rrudhat e thella të ballit mund të jenë një shenjë paralajmëruese e sëmundjeve kardiovaskulare, thonë studiuesit.

Mëlçia juaj është organi më i madh i brendshëm, i cili kryen më shumë se 500 funksione në trup.

   Jo vetëm lëkurat dhe lëngu i shalqinit janë të dobishme për shëndetin dhe estetikën.

   Mund të tingëllojë e çuditshme, por është tërësisht efektive. 

   “Nëse i ikim mëngjesit, atëherë patjetër që do të bëjmë një zgjedhje jo të duhur për drekë.

   Shpesh ndodh të jemi nën stres dhe të mos dimë si ta zgjidhim pa barna. Besoni apo jo, edhe ushqimi mund të na ndihmojë.

Mushmolla është një nga frutat që rritet në të gjitha zonat e Shqipërisë, por më tepër kultivohet në Jug.

Nëse pas ngrënies së një cope çokollate jeni ndier në faj, jo vetëm për kaloritë e marra por edhe prej akneve që mund të shkaktojë, keni

   Blogerja Chiara Ferragni dhe reperi Fedez u martuan më datën 1 shtator me një nga ceremonitë më ekstravagante që kemi parë.