Sa sheqer duhet t’i hidhni kafesë dhe kujdesi që duhet të tregoni...

29/10/2020 - 07:56

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafenë e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush tjetër në zyrë. Të gjithë i drejtohemi kafesë pavarësisht kemi ngrënë apo jo mëngjes. Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes. Ajo është transformuar në një përbërës tejet të nevojshëm për një paradite energjike.

Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkoli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Studimi në fakt nuk vlen për të gjithë, por nënvizon rëndësinë e kafesë në jetën e shumë njerëzve. E megjithatë, disa preferojnë ta pijnë kafenë pa përbërës të tjerë shtesë siç është sheqeri, e disa tjetër as që e mendojnë kafen e hidhur pa pasur pak ëmbëlsi.

Por sa e shëndetshme është kafja me sheqer dhe cila është sasia e rekomanduar e sheqerit që duhet të hidhet sipas sasisë së kafes që pini?

Të gjitha këshillat e nutricionistëve bashkohen në një pikë të vetme: Mos e teproni me sheqerin! Sipas të dhënave, për një filxhan të vogël normal kafeje ekspres, i cili përmban 30 ml kafe të lëngshme sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 3.1 gramë. Çka do të thotë më pak se një lugë çaji sheqer apo një lugë kafeje e pak.

Sipas studimeve të ndryshme, një lugë e plotë çaji me sheqer në një filxhan kafeje ekspres e rrit përqindjen e sheqerit në më të lartë se sa sasia e sheqerit që përmban një gotë me coca-cola. E njëjta gjë vlen edhe për kafen turke, e cila zakonisht përgatitet në shtëpi. Ndërkohë, për një filxhan të madh me kapuçino, e cila përmban 25 ml kafe dhe 85 ml qumësht sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 7 gramë. Çka do të thotë më pak se dy lugë çaji me sheqer. Pra, një lugë çaji e pak.

Sasia ditore e rekomanduar nga OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë, rekomandon një sasi prej 25 gr sheqer si sasi e shëndetshme dhe e lejuar ditore. Ose e thënë ndryshe 6 lugë çaji sheqer. Por kujdes, kjo sasi rekomandohet përgjatë gjithë ditës në varësi të ushqimeve që konsumoni duke përfshirë dhe kafenë krahas ushqimeve të tjera.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi.

Nëse ka këshillë që pranohet  nga të gjithë ekipet e ekspertëve është që njeriu duhet të hajë sa më shumë perime.

Shumë njerëz ankohen se kanë një memorie të dobët dhe për këtë ekzistojnë arsye të ndryshme.

Naftalina njihet si një përbërës i rrezikshëm, ka formën e një substance të bardhë me aromë shumë të fortë.

Tiroidja është një gjendër që sekreton hormone duke ndihmuar rritjen dhe zhvillimin e organizmit.

Ekspertët thonë se genet janë përcaktuese për vetëm 30% të shëndetit të një burri. Pjesa tjetër përcaktohet nga stili i jetesës.

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë.

Përdorimi i maskave është bërë një pjesë integrale e jetës sonë që kur pandemia pushtoi botën.

Nuk ka rëndësi në cilën pjesë të vitit ndodhemi apo si doni të dukeni, ndjesia e fryrjes së organizmit nuk është kurrë e këndshme.

Nuk mund ta mohoni: Ju nuk jeni më njësoj siç keni qenë në të 20-tat tuaja. Dhe kjo nuk lidhet me faktin që ju jeni më të pjekur.