Si ndikon pirja e kafesë tek truri dhe humori

14/01/2020 - 10:09

Kafeina është një stimulues i fortë për trurin. Ajo e bën njeriun më të ekzaltuar, ndikon te humori dhe mënyra e përpunimit të informacionit nga ana e trurit. Në këtë artikull të do të mësoni më shumë se si ndikon kafeja dhe përgjithësisht kafeina në disa aspekte të shëndetit mendor.

Ndikimi i kafeinës te humori

Kafeina e bën njeriun më të vëmendshëm dhe të ndihet më i arrirë. Ajo mund të përmirësojë humorin, veçanërisht kur njeriu ndihet më pak energjik. Por si çdo stimulues tjetër, ajo rrit dozat e ankthit, të cilat tek disa njerëz rriten ndjeshëm dhe shkaktojnë luhatje të humorit. Rekomandohen jo më shumë se tre kafe në ditë.

Ndikimi në aktivitetin mendor

Kafeina përmirëson aktivitetin e trurit në mënyrë të ndjeshme. Njeriu bëhet më vigjilent, i përgjigjet më mirë punëve të ditës dhe e përpunon më mirë informacionin. Thënë thjesht, kafeina është rruga e shkurtër drejt një aktiviteti më të mirë të trurit. Megjithatë studimet të cilave u referohet thonë se përmirësimi i aktivitetit mendor nuk varet totalisht nga sasia e kafeinës së konsumuar në ditë. Nga ana tjetër, njerëzit kanë pritshmëri më të larta në mënyrën se si kafeina do të ndikojë në aktivitetin e tyre. Janë pikërisht këto pritshmëri që në vetvete orientojnë rolin e kafeinës në aktivitetin e tyre. Pra pas pirjes së kafes, psikologjikisht ndihemi më mirë.

A duhet të pini më shumë kafe për aktivitetin mendor?

Ekspertët janë të mendimit se shtimi i dozave të kafeinës për të pasur një aktivitet më të mirë mendore është diçka e gabuar. Patjetër që kafeina sjell përfitime të mëdha, por ato janë afatshkurtra. Si të tilla, ato mund ta shtyjnë njeriun të pijë më shumë kafe, duke prishur balancat e duke rrezikuar shëndetin. Një nga simptomat më të forta të sasisë së lartë të kafeinës është ndjesia e ankthit.

Më pas, ulja e dozave të kafeinës shoqërohet me simptoma të tjera që ndikojnë në aftësinë e trurit. Fundja, kafeina si stimulues që është shkakton varësi dhe çdo varësi shfaqet me simptoma dhe efekte anësore. Gjëja më e zgjuar që mund të bëni është të përzgjidhni kohën e pirjes së kafesë në mënyrë që të merrni përfitimet më të mëdha të saj pa u përballur me pasojat. Ju rekomandon që të mos pini kafe pa ngrënë dhe të evitoni orët e mbrëmjes. Nëse ju pini me shumë se tre filxhanë kafeje në ditë, do të përballeni me efekte anësore të mëdha që kanë një peshë më të madhe se përfitimet momentale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në moshën e tretë, njerëzit kanë nevojë për më pak kalori, duke qenë se nuk janë më aktivë fizikisht dhe metabolizmi është i dobësuar.

Frutat e detit janë ndër burimet më të mira të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi dhe truri kanë shumë nevojë, sidomos në verë.

Edhe një pjesë shumë e madhe pacientësh me një formë të lehtë të COVID-19 zhvillojnë antitrupa, të cilët më pas mund t’i imunizojnë për d

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Mjekja alergologe, Mira Xhixha, shpjegoi këtë të hënë në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, simptomat që dallojnë alergjitë e pranverës nga

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre.

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nuk është ekzagjerim.

Maji është muaji i ndërgjegjësimit ndaj Melanomës, kancerit të lëkurës i cili karakterizohet nga vdekshmëria e lartë dhe agresiviteti.

Vaji i ullirit dhe aloe vera janë dy prej dhuratave më bujare të natyrës. Përdorimi i tyre në të mirë të organizmit është i pakufi.