Ushqimet që lehtësojnë ankthin. Ja çfarë sugjerojnë dietologët!

12/10/2019 - 22:26

Çdo ditë përllogaritet se ne marrim rreth 300 vendime që lidhen me ushqimin. Mund të zgjedhim ushqime që na ndihmojnë, por gabimisht dhe mund të hamë ushqime që na shtojnë inflamacionin apo na krijojnë shqetësime.

Një dietologe amerikane sugjeron ushqimet që sipas saj lehtësojnë ankthin.  Në librin e saj më të ri “Dieta anti-ankth”, ekspertja e dietologjisë amerikane Ali Miller thotë se mund të kurosh trurin me ushqim. “Ushqimet që hamë – thotë ajo – ndikojnë pozitivisht ose negativisht në kiminë cerebrale. Mund të rregullojnë humorin, emocionet dhe sinjalet që i dërgohen trurit”.

Ndaj në periudha stresi kemi prirjen të hamë më shumë dhe ta teprojmë me të ëmblat që na ndihmojnë të çlirojmë dopaminën, e cila na qetëson.  Për këtë, ankthi shihet shpesh si pengesë për të ulur peshën. Ndaj beteja fillon në llogoren e parë, që janë zorrët, të cilat duhen mbrojtur nga sheqeri i rafinuar, karbohidratet në masë të madhe, omega 6 me prejardhje nga përpunimi  industrial i vajit.

Ja disa shembuj ushqimesh që bëjnë efektin e kundërt, pra na ndihmojnë:  supa me lëng kockash, specat, frutat e pyllit, portokalli, perimet që përmbajnë  antioksidantë, si brokoli, lulelakra, apo sallata jeshile. Dhe së fundi një truk që e sugjeron dietologia Miller:  shtoni bimë aromatike dhe  erëza në ushqimet që hani.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Amerikanët shpenzojnë më shumë se 250 milionë dollarë në vit për të zgjidhur problemet me kapsllëkun.

Pamje tronditëse tregojnë mushkëritë e nxira katran të një duhanpirësi, i cili u lidh me zakonin vrastar për 30 vjet.

Kur vjen koha për t’u zgjuar, njeriut i duket sikur edhe pesë minuta shtesë në shtrat kanë rëndësi.

Gjatë ditëve të ftohta, thuajse të gjithë përballemi me dhimbje të fytit.

Thuhet se sytë janë dritarja e shpirtit.

Kur mendon për ushqimet që duhen ngrënë me stomak bosh, hudhra është e fundit që të vjen ndër mend.

Nëse do të kishte një listë të problemeve më të urryera estetike, rrudhat pa dyshim që dotë  ishin në krye.

Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative që përfshijnë frikën e tepruar, shqetësimin apo panik të lehtë.

Mjalti - Mjalti natyral është plot me antioksidues, enzima dhe minerale, duke përfshirë zinkun, hekurin, kaliumin, kalci

Ndryshimet e papritura të motit janë të përshtatshme për zhvillimin e viruseve dhe ftohjeve, kështu që është e rëndësishme që ne të forco