Pabesia është një nga përvojat më të dhimbshme në një marrëdhënie, shpesh e vështirë për t’u zbuluar dhe për t’u përballuar. Mungesa e provave konkrete e bën edhe më të ndërlikuar identifikimin e saj, sidomos kur bëhet fjalë për pabesi emocionale, që nuk përfshin domosdoshmërisht kontakt fizik, por gjithsesi lëndon.

Nëse dyshoni për ndryshime të papritura në sjelljen e partnerit tuaj, ja disa sinjale që mund të jenë tregues të pabesisë:

1. Është papritmas më i dashur se zakonisht

Ky veprim mund të mos jetë gjithmonë i pafajshëm. Ndjenja e fajit shpesh i shtyn personat e pabesë të tregojnë më shumë dashuri dhe kujdes ndaj partnerit për të kompensuar gabimet e tyre.

2. Ka ndryshime të pashpjegueshme humori

Nëse ai tregohet i tërhequr, i irrituar ose i shqetësuar pa një arsye të qartë, kjo mund të sinjalizojë se po mban diçka të fshehtë. Kur dikush nuk ndan më ndjesitë, mund të nënkuptojë mungesë besimi.

3. Ndryshime të papritura në rutinë

Nëse partneri juaj vepron ndryshe nga zakonisht dhe nuk ka një shpjegim të qartë, kjo duhet të jetë një pikënisje për një bisedë të hapur.

4. Nuk shqetësohet më për gjërat që dikur e frikësonin

Shkujdesja e papritur për gjërat që më parë i trembnin, mund të jetë sinjal se vëmendja dhe interesat e tij janë zhvendosur diku tjetër.

5. Ndryshon stilin dhe pamjen e jashtme

Kur dikush ndryshon papritur stilin, veshet ndryshe ose tregon interes për gjëra që më parë nuk i pëlqente, mund të jetë një përpjekje për të rënë në sy të dikujt tjetër.

6. E fsheh telefonin

Nëse fillon të mbajë telefonin pranë gjithë kohës dhe e ruan me kujdes kur jeni bashkë, kjo është një nga shenjat më të forta të mundshme të pabesisë.

7. Kërkon më shumë hapësirë personale

Një nevojë e tepruar për privatësi, veçanërisht e shoqëruar me nervozizëm kur afrohesh me sendet apo hapësirat e tij personale, është gjithashtu alarmuese.

8. Është më pak i dashur në publik

Çdo ndryshim në mënyrën si partneri juaj sillet me ju në publik mund të jetë sinjal i një distance emocionale që po rritet.

9. Ndjeni që diçka nuk shkon

Intuita shpesh nuk gabon. Nëse e ndjeni se diçka është ndryshe dhe dyshoni për një të vërtetë të fshehur, mos e injoroni atë ndjesi. Në vend të përballjeve të ashpra, zgjidhja më e mirë është një bisedë e hapur dhe e ndershme.

Pabesia nuk është gjithmonë e dukshme, por vëmendja ndaj këtyre detajeve mund të ndihmojë në mbrojtjen e ndjenjave dhe vendimmarrje më të qarta për të ardhmen.