Kryeministri Edi Rama është pyetur sot edhe për sistemin e Kadastrës, e cila prej kohësh i jep shërbimet për qytetarët vetëm online.

Gazetarja i tha Ramës se sistemi online ka nervozuar shumë noterët dhe qytetarët pasi e kanë të vështirë të marrin shërbimin, ose kur e marrin ai nuk është i plotë.

Kryeministri e ka kundërshtuar këtë konstatimin duke thënë se faktet flasin ndryshe dhe se numri i shërbimeve është shumë më i lartë.

Ai nuk i ka kursyer as akuzat ndaj këtyre personave, duke u shprehur se ky sistem i nervozon noterët dhe ata që qëndronin rreth e rrotull Kadastrës si hiena.

Pyetje: Kadastra e kthyer në online është një  makth për qytetarët, nuk marrin dot shërbime dhe ju janë shtuar edhe kostot, ka qenë një nga nismat tuaja që ju e keni promovuar, por duket se dixhitalizimi në Kadastër nuk po funksionin

Faktet flasin  ndryshe, nëse shihni volumin nga Kadastra krahasuar më parë është më i lartë, shërbime të dhëna. Është një sistem që noterët i nervozon, shumë të tjerë që kanë qëndruar rreth e rrotull Kadastrës si hiena janë jo të nervozuar, por shumë të agresivizuar dhe mbi të gjitha ky sistem do pak punë në fillim kur ta përdoresh”, u përgjigj Rama.