Shërbimi 24-orësh në maternitetin e Durrësit ka nevojë për personel shtesë. Mjeku Arjan Prodani, shef i maternitetit të Durrësit, tha se në Durrës ka një numër mjekësh relativisht të ulët, por që duhen shtesë lidhur me shërbimin 24-orësh. “Me dy mjekë obstetër, një reanimator e  neuratolog, nuk mund të përballohet me cilësi shërbimi 24-orësh. Duhet të rritet numri i mjekëve obstetër, reanimatorë dhe neurologë”, tha Arjan Prodani i pyetur nga “DurrësLajm”.

Mjekët e këtij materniteti thonë se në dispozicion të rasteve të rënda janë të gjitha aparaturat funksionale në repartin e imazherisë.

Mjekët obstetër gjinekologë të maternitetit të Durrësit, para pak ditësh dolën në mbrojtje të dy mjekëve të arrestuar në Tiranë, pasi një 35-vjeçare shtatzënë në muajin e nëntë vdiq disa orë pasi ishte sorollatur nga materniteti në disa spitale të ndryshme.  

K.H.