Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Golem.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate te rrethrrotullimi i Golemit, ku pas një konflikti mes dy të rinjve, u përdor dhe arma e zjarrit.
”DurrësLajm” mëson se i plagosur ka mbetur shtetasi Luiz Sheqi, ndërsa autori është identifikuar si shtetasi Shpëtim Dedja, 36 vjeç.
Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori ndodhet në arrati.
Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Dyshohet se plagosi me armë zjarri 21-vjeçarin, Policia identifikon 36-vjeçarin dhe po punon për kapjen e tij.
Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Durrësit, është dërguar për mjekim, shtetasi L. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës, me dëmtime në këmbë, të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri. Ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet dyshohet se autori i plagosjes është shtetasi Sh. D., 36 vjeç, banues në Golem. Po punohet për kapjen e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.