Një sherr i pazakontë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në ambientet e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion ku disa të pandehur janë grindur me njëri-tjetrin dhe më pas kanë përfunduar në përplasje fizike teksa ndodheshin në kafazin e xhamit..
Seanca ka qenë pa praninë e mediave, ndërsa të pandehurit akuzohen për vrasjen dhe hedhjen në lumë të 23-vjeçarit në Klos, Renis Dobra.
Të pandehurit vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj kanë dhunuar Petrit Çakrajn, pasi ky i fundit ka nisur të dëshmojë për ngjarjen.
Pas këtij incidenti janë ndërprerë të gjitha seancat.
Menjëherë në vendngjarje policia ka ndërhyrë mes palëve.





