*Foto ilustruese

Sherr mes dy grave në Shijak, nis procedimi penal për të moshuarën 77 vjeçe, pasi ka kanosur me armë një 50-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Shijak referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. F., 77 vjeçe, banuese në fshatin Xhafzotaj.

Sipas informacioneve policore, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ajo ka kanosur me armë sportive shtetasen V. L., 50 vjeçe, banuese po në Xhafzotaj.

Nga kontrolli në banesën e shtetases D. F. u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë sportive.