TIRANE – Një 13-vjeçar  është plagosur me armë zjarri në orët e pasdites nga një bashkëmoshatar i tij.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Mezëz ku pas një sherri banal mes të miturve, A. Haroku është plagosur me armë zjarri nga Elson Murati.

Ai është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, ndërsa është vënë në pranga autori.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.