Tensionet janë rritur në shtëpinë e “Ferma VIP” pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, ku një situatë me Keisin ka shkaktuar një debat të fortë mes çiftit Alba dhe Limi. Ngjarja ndodhi kur Keisi po qëndronte në shtrat me Limin dhe e ftoi edhe Albën të bashkohej me ta, gjë që nuk u prit mirë nga kjo e fundit.
Alba reagoi me tone të larta, duke u shprehur se ndiente se hapësira e saj private po cenohej dhe se Keisi po sillte një sjellje përçmuese dhe komandimi. “A ka mundësi t’i ndash muhabetet si burrat? Nuk mund të vijë dikush tjetër te dysheku ynë e të japë komandën,” tha ajo e revoltuar.
Limi, nga ana tjetër, nuk pranoi kritikat dhe i kërkoi Albës të mos i vendoste kufizime për mënyrën si sillet: “Jo kushte mua, nuk mund të më vendosësh. Nëse ti i ke bezdi këto gjëra, unë nuk i kam. Mua mos ma ngri zërin.”
Alba insistoi se Keisi kishte kaluar çdo kufi dhe po sillte tension në marrëdhënien e tyre: “Vjen, më shan mua te dysheku ynë. Bën komandën. E kupton çfarë po lejon apo jo?”