Një person ka mbetur i plagosur, pasi është goditur me thikë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
I plagosuri është 31-vjeçari me inicialet H.H., për të cilin mësohet se është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në mesnatë dhe sipas policisë, 31-vjeçari është qëlluar pas një debati me disa persona.
Efektivët e policisë kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje të plagosurin për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes.





