Pronari i një lokali është plagosur me armë zjarri ditën e djeshme në qytetin e Vlorës.

Nga raportimet e para thuhet se plagosja ndodhi për shkak të një konflikti çasti.

I plagosur në këmbë ka mbetur 51-vjeçari D.C., ndërkohë që është shpallur në kërkim autori i ngjarjes, shtetasi E.V., 46 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.12.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej Spitalit Rajonal Vlorë se atje ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore një shtetas i plagosur me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë ambienteve të Spitalit dhe nga verifikimi ka rezultuar se shtetasi D.C., 51 vjeç, është plagosur (në këmbë), me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta dhe nga verifikimi ka rezultuar se shtetasi D.C., 51 vjeç, është plagosur (në këmbë), me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta në lokalin e tij në lagjen ”Uji i Ftohtë” prej shtetasit E.V., 46 vjeç, (klient në lokal). Policia ka bërë menjëherë shpalljen në kërkim të shtetasit E.V., dhe po punon për kapjen e ndalimin e tij si edhe për zbardhjen e sqarimin e plotë.